October 21, 2021
Portali Shprehja

Arrestohen dy persona për fajde, sekuestrohen mbi 30 mijë euro

Policia ka zhvilluar një operacion për bastisje në lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy (2) persona me inicialet R.J dhe H.D.

Kjo u bë e ditur nga Prokuroria Speciale.

“Operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, me ç’rast kanë arrestuar të pandehurin R.J, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Fajde” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 dhe 2 te Ligjit nr. 03/L-96 për Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, me urdhër të kësaj prokurorie nga Policia e Kosovës, është arrestuar edhe personi me inicialet H.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Fajde’’ nga neni nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Dy personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar tremijenjëqindetridhjetë (3,130) euro, dy (2) telefona, si dhe dyzet (40) dollarë./Telegrafi.

.

Të Ngjajshme

Arrestohen dy marokenë në Istog, u zunë në flagrancë duke vjedhur

admin

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara dhe rrezikoi sigurinë e shtetit

admin

Zhduket një e mitur në Klinë

admin

Leave a Comment