November 29, 2021
Portali Shprehja

Arrestohen dy të dyshuar në aeroportin e Prishtinës, tentuan të udhëtojnë me dokumente të falsifikuara

Dy persona janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se kaën falsifikuar dokumentet e udhëtimit.

Sipas komunikatës për medie, E.C dhe D.A janë hasur me këto dokumente gjatë verifikimit dhe kontrollit të nevojshëm për kalimin e kufirit.

Tact Watches

“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë profesionale ka rezultuar që, sot më datë 11.11.2021, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “ Adem Jashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit, për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, kanë hasur në dy udhëtar me iniciale (E.C. dhe D.A.), të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kosovare”, thuhet në komunikatë.

Siç njofton Policia e Kosovës, “Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme”. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një muaj paraburgim për serbin të cilit iu gjetën 11 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

admin

Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri

admin

Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

admin

Leave a Comment