August 14, 2022
Portali Shprehja

Arrestohen dy të dyshuar në Gjilan për armëmbajtje pa leje

Drejtoria Rajonale në Gjilan, Njësiti i Hetimeve ka arrestuar dy të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Të arrestuarit janë D.M.(1976) dhe E.M. (1980).

“Në lidhje me këtë ky njësit pas koordinimit dhe marrjes së lejes nga Prokurori i Shtetit ka kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të shtëpisë së të dyshuarve ku ka arritur të gjejë dhe konfiskoj një armë zjarri të llojit Pietro Beretta Gardone V.T. të kalibrit 7.65 mm, shtatë (7) fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një karikator. Arma së bashku me provat tjera materiale janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt,  ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohen tre persona, rrëmbyen dhe dhunuan një 18-vjeçare në Mitrovicë

admin

Aksident në Pejë, vetura godet një të mitur

admin

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

admin

Leave a Comment