October 1, 2023
Portali Shprehja

Arrestohen dy të dyshuar për kanosje në Gjakovë, njërit prej tyre i konfiskohen armë dhe substancë e dyshuar narkotike

Dy persona janë arrestuar këtë të mërkurë si të dyshuar për një rast të kanosjes, e cila është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë.

Policia njofton se tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, të cilat dyshohet se janë përdorur në rast.

Po ashtu, te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Me datën 06.09.2023, njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë ju kanë përgjigjur një rasti kanosje të raportuar në rrugën ‘Sylejman Hadum Aga’ në Gjakovë. Zyrtarë Policorë në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar, meshkuj kosovarë të moshës madhore.

Tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Po ashtu tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në komunikatën për media.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore), njëri nga të dyshuarit është ndalur në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Po bënin gara sportive në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, dënohen me nga 150 euro katër shoferë

admin

Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

admin

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

admin

Leave a Comment