March 1, 2021
Portali Shprehja

Arrestohen kreatori dhe administratori i grupit “Javna Soba”

Prokuroria Themelore Publike-Shkup gjatë ditës së djeshme deri tek Ministria për Punë të Brendshme ka dhënë urdhër për privimin nga liria të dy personave, kreatorit dhe administratorit të grupit “Javna Soba” në rrjetin social Telegram. Pas urdhrit policia ka vepruar menjëherë dhe personat e apostrofuar janë privuar nga liria.
Prokurori kompetent publik sot ka sjell vendim për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave, të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe distribuim të pornografisë së fëmijëve”.

Gjatë periudhës 19.012.2019 – 28.01.2020 dy të dyshuarit si themelues dhe moderator të grupit, kanë qenë të obliguar që të kujdesen për përmbajtjen tekstuale dhe video që shpërndahen nga anëtarët e grupit. Por, ata me vetëdije kanë lejuar publikimin e materialeve komprometuese, përfshire edhe ata me fëmijë të moshës së mitur.

Meqenëse ekziston rreziku për arratisje, mundësia që të ndikojnë ndaj dëshmitarëve apo që të përsërisin veprën penale, prokurori publik për dy të dyshuarit të moshës 32 dhe 21 vjeç, deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Penale-Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimi e masës së paraburgimit.

.

Të Ngjajshme

Shilegov këmbëngul që mali Vodno të miratohet me ligj të posaçëm

admin

Rikthehet dialogu “Zhan Mone”, partitë bisedojnë për rishikimin e Rregullores

admin

ASH: Komuna e Tetovës t’u sigurojë ujë qytetarëve

admin

Leave a Comment