September 29, 2020
Portali Shprehja

Arrestohen nëntë persona në Gjakovë, dyshohen për organizimin e skemave piramidale

Policia e Kosovës ka raportuar se ka arrestuar pasdites e së hënës nëntë persona në dy lokacione të ndryshme në Gjakovë, pasi dyshohet se të njëjtit janë hasur duke luajtur lojëra të fatit.

Arrestimet janë bërë në rrugën “Xheladin Hana” dhe “Yjet e Erenikut”.

Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Rr. Xheladin Hana, Gjakovë 07.09.2020 – 16:30. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë hasur në një lokal që është në kundërshtim me ligjin për parandalimin e pandemisë si dhe luhej edhe bixhoz. Në vendngjarje kanë dal edhe njësitet përkatëse policor, me ç’ rast janë konfiskuar 2 palë letra, 128 zhetonë. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rr. Yjet e Erenikut, Gjakovë 07.09.2020 – 20:02. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti janë hasur në një lokal duke luajtur lojëra të fatit (bixhoz). Janë konfiskuar 316.05 euro para të gatshme, një shtëpizë, një printer dhe 48 tiketa. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar (pronari i lokalit) është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë (klient) janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Rrahje masive në Lipjan, lëndohen dy persona

admin

Aksident komunikacioni në Shirokë të Prizrenit, lëndohen dy persona

admin

Oficerët parandalojnë futjen e një telefoni në burgun e Prizrenit

admin

Leave a Comment