January 23, 2022
Portali Shprehja

Arrestohen tre persona në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Arrestimi i tre personave ka ndodhur pas një kontrolli dhe verifikimi të dokumenteve në Aeroportin e Prishtinës.

Tact Watches

“Realizimi i detyrave dhe autorizimeve policore në mënyre profesionale ka rezultuar që, dje më datë 21.12.2021, rreth orës 19:00, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP ‘Adem Jashari’ gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve për kalimin e kufirit, respektivisht për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, në tri raste kanë hasur në tre  persona të dyshuar, të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve  (leje qëndrim, vizë dhe pasaportë) janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kufitare kosovare”, thuhet në njoftim.

Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa tre  personat e dyshuar pas arrestimit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Gjatë 24 orëve, katër raste të dhunës në familje në Kosovë

admin

Arrestohen dy persona në Gjakovë, sekuestrohen edhe katër aparate të lojërave të fatit

admin

“Guxo e dil tash e pas në rrugë” – Kërcënohet përmes telefonit drejtori i Spitalit të Gjakovës

admin

Leave a Comment