August 11, 2022
Portali Shprehja

Arrestohen tre persona në Malishevë – policia u gjeti armë, fishekë e karikator

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar sot tre persona në Malishevë, të për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”

Sipas njoftimit, Stacioni Policor në Malishevë ka kryer kontroll në dy lokacione të ndara në vendbanime të dyshuarve në fshatin Drenoc dhe Janiq të Malishevës.

“Gjatë kontrollit në fshatin Drenoc-Malishevë në posedim të të dyshuarit  J. K., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës janë gjetur një AK47 me dy karikator dhe 32 copë fishekë si dhe një pistoletë EKOL FIRAT Magnum 9mm dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. të cilat janë sekuestruar si prova materiale”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa, gjatë kontrollit në fshatin Janiq është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale një pistoletë EKOL special me 6 copë fishekë, një karikator si dhe 11 gëzhoja për pistoletë me gaz të kalibrit 9mm.

“Në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar S. K., i lindur në vitin 1962, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E. M., i lindur në vitin 1996, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre të dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe janë iniciuar dy raste “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Vidhen shtëpitë e tre vëllezërve në Prizren – hajnat marrin stoli ari, para të gatshme e gjësende me vlerë

admin

Dy persona arrestohen pasi rrahën një të mitur në Hanin e Elezit

admin

Arrestohet në Viti i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe posedim të substancave narkotike

admin

Leave a Comment