December 4, 2021
Portali Shprehja

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Ferizaj

Pasditen e së premtes Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për pesë vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Sipas komunikatës për medie, mosha e të arrestuarve është 19, 20 dhe 24 vjeçar.

Tact Watches

“Pasditen e sotme rreth orës 18:00 , Njësia e Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të arrestojë tre persona me inicialet : A.SH ( M/K) i moshës 20-vjeçar , F.R (M/K) i moshës 24-vjeçar dhe E.R (M/K) i moshës 19 vjeçar, me dyshimin se për një periudhë të caktuar kohore kanë kryer pesë raste të vjedhje në lokacione të ndryshme në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me këtë, policia të tre personat e dyshuar i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre, në prani edhe të avokatit mbrojtës, të tre këta të dyshuar janë dërguar në mbajte për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një person përfundon në spital, u ther me thikë në Prishtinë

admin

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Prishtinë

admin

Tentoi të kontrabandonte ari e argjend, i gjenden stolitë e fshehura në bagazh udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës

admin

Leave a Comment