January 17, 2021
Portali Shprehja

Arrestohet 18-vjeçari i dyshuar për shtatë vjedhje në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person te dyshuar për shtatë raste të ndryshme të vjedhjeve në Mitrovicë.

Sipas komunikatës, F.B, 18 vjeçar, dyshohet se ka kryer veprat penale “vjedhje të rënda”, ku cak i vjedhjeve të raportuara në dy muajt e fundit ishin pjesë të veturave (katalizatorë).

“Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në shtatë (7) raste të ndryshme të veprave panele ‘vjedhjeve të rënda’, raste këto të raportuara në dy muajt e fundit, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin pjesë të veturave (katalizatorë). Mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, hetuesit policorë me datën 5 nëntor 2020, në Mitrovicë, kanë arrestuar të dyshuarin F. B., 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet që në lokacione të ndryshme në Mitrovicë ka kryer veprat penale”, thuhet në komunikatë.

“Policia njofton se në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe janë sekuestruar disa nga katalizatorët e vjedhur.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

admin

Kërkohet një muaj paraburgim për personin që dyshohet se vrau gjyshin e tij

admin

Raportoi se gjyshi bëri vetëvrasje, policia arreston nipin si të dyshuar për vrasje në Novobërdë

admin

Leave a Comment