February 8, 2023
Portali Shprehja

Arrestohet 42 vjeçari nga Gostivari, akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 42 vjeçarin me iniciale B.D. i cili akuzohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Personi në fjalë nuk i është bindur as urdhrit policorë.

“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (15-janar) rreth orës 19:00 kanë arrestuar 42-vjeçarin B.D. nga Gostivari, i cili paraprakisht kishte prishur rendin dhe qetësinë publike në rrugën “Sretko Krstevski” në Gostivar, dhe ishte sjellë në mënyrë agresive, me ç’rast kishte refuzuar urdhrin e punonjësve të policisë që po kryenin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Taravari: Kemi marrëveshje me LSDM-në, nesër ose pasnesër do ta thirri kryesinë e partisë

admin

Mickoski dhe Gashi takohen në Kuvend (VIDEO)

admin

Rusia: Jemi të gatshëm të bisedojmë me këdo për të minimizuar konfliktet

Leave a Comment