November 29, 2021
Portali Shprehja

Arrestohet 45-vjeçari nga Kosova, dyshohet se dhunoi seksualisht nipin e tij 8-vjeçar në Berat

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i dyshuar për dhunimin e një fëmije 8-vjeçar në Berat.

Përmes një njoftimi, Drejtoria Vendore e Policisë në Berat ka bërë të ditur se B.K 45-vjeç ishte shpallur në kërkim kohë më parë, teksa kanë arritur ta arrestojnë në pikën kufitare Morinë.

Tact Watches

“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e policisë së Pikës Kufitare Morinë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. K., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, thuhet në njoftim.

Tutje policia shqiptare bën të ditur se 45-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar.

Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Një muaj paraburgim për serbin të cilit iu gjetën 11 kilogramë marihuanë në veri të Mitrovicës

admin

Arrestohet një person për vjedhje në Vushtrri

admin

Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona

admin

Leave a Comment