January 16, 2022
Portali Shprehja

Arrestohet 48 vjeçari në Prishtinë, i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë për veprat “Dëmtim prone, vjedhje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”.

Policia njofton se në koordinim me prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprake, nga hetuesit policor është kryer një kontroll/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit M. C . mashkull, 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë:

Tact Watches

-Paisje të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave,

-18 çelësa të modifikuar, paisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës,

-një pistoletë me gaz “Walter”

-dy armë metali shkrepsë,

-dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim i paautorizuar i armës” etj.

Në njoftim thuhet se, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Kanosi me vrasje, arrestohet një femër në Prizren

admin

Po vinte nga Austria në Kosovë, vdes në aksident trafiku i riu nga Peja

admin

Shoferi voziti veturën 193 kilometra në orë – dënohet me 300 euro, 3 pikë negative dhe i ndalohet drejtimi i mjetit për tre muaj

admin

Leave a Comment