January 16, 2022
Portali Shprehja

Arrestohet gjakovari, kërcënoi ish të dashurën se do ta vrasë nëse krijon lidhje të re

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një gjakovar pasi që i njëjti kishte kërcënuar ish të dashurën e tij.

Siç njofton Policia, ai kishte kërcënuar ish të dashurën me privim nga jeta në qoftë se ajo krijon një lidhje të re.

Tact Watches

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosë atë me privim nga jeta nëse ajo krijon ndonjë lidhje të re me personin tjetër, apo e lajmëron policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia shton tutje se, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

​Arrestohet një person në Skenderaj, pas mosmarrëveshjeve për prerjen e pyllit

admin

Tre të lënduar nga një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë

admin

Aksident në Prishtinë – vetura futet brenda lokalit në lagjen Mati1

admin

Leave a Comment