November 29, 2021
Portali Shprehja

Arrestohet i dyshuari për kontrabandë, iu gjetën mbi 3 mijë kg pula e 20 shishe pa dokumente përkatëse

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të premten në mesditë, pasi i njëjti dyshohet për kontrabandim me mallra.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, të dyshuarit në furon i janë gjetur 300 pako me pula të ngrira, përafërsisht 3 mijë kilogramë.

Tact Watches

Po ashtu, në mesin e mallrave ishin edhe 20 shishe.

“Patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit Zhegër (Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare-Lindje), sot më 12.11.2021, rreth orës 11:50, gjatë patrullimit në realizim të planit operativ, ka ndaluar një automjet (furgon) nën dyshimin e kontrabandës së mallrave. Patrulla policore, pas kontrollimit të automjetit ka vërejtur se në të kishte të ngarkuara mallra komerciale/ushqimore, për të cilat drejtuesi i automjetit: I.M., (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar) nuk posedonte dokumentacion përkatëse. Në automjet janë gjetur 300 pako me pula të ngrira, përafërsisht mbi 3000 kg dhe 20 shishe (agrile)”, thuhet në komunikatë.

Në konsultim me prokurorin përkatëse, rasti është iniciuar “kontrabandë me mallra”.

Malli i konfiskuar së bashku me automjetin bartës (furgonin) i dorëzohet Doganave të Kosovës për procedura të mëtutjeshme doganore. Rastin është duke u hetuar nga ana e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Lindje. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Në dy aksidente të ndara në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

admin

FSK largon 70 copa të minave në një pyll në Gjakovë

admin

Të shtëna me armë në një aheng familjarë në Prishtinë

admin

Leave a Comment