February 8, 2023
Portali Shprehja

Arrestohet ish-futbollisti shqiptar në Britani pasi kapet duke punuar në fermën e kanabisit

Një ish-futbollist profesionist shqiptar u kap duke punuar në një fermë kanabisi pasi ishte kontrabanduar në Britaninë e Madhe.

Kur policia bastisi shtëpinë në Swansea, ata zbuluan se e gjithë prona ishte dhënë për prodhimin e kanabisit nën kujdesin e shtetasi shqiptar Elsion Koka, raporton media britanike Walesonline.

Vlera e mundshme e kanabisit të gjetur është rreth 125,000 pound.

Gjykata e Swansea sbuloi se Koka i kishte paguar një bande kriminale një shumë “të konsiderueshme” parash për ta çuar atë në Mbretërinë e Bashkuar – me një pjesë të udhëtimit të kryer në bagazhin e një automjeti – dhe kishte pritur që të gjente punë në industrinë e ndërtimit.

Të Ngjajshme

Erdogan takon të mbijetuarit: Do të ndërtojmë shtëpi të reja për të gjithë, askush s’mbetet në rrugë

admin

Kamberi: S’mund të ketë standarde të veçanta vetëm për pakicën ‘hyjnore’ në Kosovë

admin

Hapet konkursi për tre stadiumet në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Do t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh

admin

Leave a Comment