September 27, 2022
Portali Shprehja

Arrestohet në Viti i dyshuari për vjedhje të rëndë dhe posedim të substancave narkotike

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti ka arrestuar të dyshuarin Sh. S. (1991) nga fshati Komogllavë Komuna e Ferizajt, i cili ishte i dyshuar për një rast “Vjedhje e rëndë” më 01.08.2022 të një shumë të konsiderueshme të parave dhe stolive të arit në një shtëpi në qytetin e Viti-së.

Me vendim të Gjykatës kompetent, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti ka kryer një kontroll në shtëpinë e të lartcekurit ku ka arritur që të gjejë prova të mjaftueshme se Sh. S. është i involvuar në këtë vepër penale.

Po ashtu gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë në peshë prej 11.9 gramëve.

I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Në lidhje me rastin Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuarit të ndalohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti me kallëzim penal të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Goditet për vdekje një person në Podujevë

admin

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Leave a Comment