September 28, 2020
Portali Shprehja

Arrestohet një 19-vjeçar në Pejë, dyshohet se vodhi dy herë në xhami

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, i dyshuar për vjedhje të rëndë.

Në njoftim thuhet se më datё 14.08.2020, Policia ёshtё njoftuar se nё brendi tё njё objekti fetar (xhami) nё fashtin Vitomiricё-Pejё, ka ndodhur njё vjedhje e rёndё.

“Njësitet relevante nga Stacioni Policor nё Pejё menjёherё iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs dhe janё marrё me rastin nё fjalё. Gjithashtu me datё 30.08.2020 ne tё njëjtin objekt përsëri ka ndodhur rasti i njëjtë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje në njoftim thuhet se njësiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё pas njё pune intensive operativo-hetimore ma datё 02.09.2020, ka arritur tё identifikoj tё dyshuarin: A. G. i lindur me (2001) m/kosovar.

“Nё koordinim tё plotë me Stacionin Policor nё Malishevё i dyshuari ёshtё arrestuar dhe i njëjti me urdhër tё Prokurorit tё shtetit pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor Pejё ndalohet pёr 48- orё”./Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

admin

Një vit burgim dy të akuzuarve që i shkaktuan lëndim të rëndë trupor një personi

admin

Gjendet pa shenja jete një trup në Prishtinë – policia jep detajet

admin

Leave a Comment