October 21, 2021
Portali Shprehja

Arrestohet një 36 vjeçar në Ferizaj, ishte në kërkim nga policia

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një (1) muaji. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Arrestohen dy marokenë në Istog, u zunë në flagrancë duke vjedhur

admin

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione të klasifikuara dhe rrezikoi sigurinë e shtetit

admin

Zhduket një e mitur në Klinë

admin

Leave a Comment