November 30, 2020
Portali Shprehja

Arrestohet një femër në Fushë Kosovë, keqtrajtoi fëmijën e saj

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë, pasi që e njëjta ka keqtrajtuar fëmijën e saj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore, kurse e dyshuara në mbajtje, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar një e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit fëmija është dërguar në strehimore ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur ditën e diel./Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A.K për vrasje në tentativë

admin

Vetaksident në Carralevë, vozitësi humb kontrollin dhe përfundon jashtë rruge

admin

Vdekje e dyshimtë, ndërron jetë një grua gjatë një intervenimi në një spital

admin

Leave a Comment