May 28, 2023
Portali Shprehja

Arrestohet një i dyshuar për kontrabandim me mallra

Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat i kësaj është identifikuar një rast i kontrabandës me mallra.

Njësia policore gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke ndaluar një automjet kombi pa targa, me vozitës të dyshuarin me iniciale (M.K.)

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar: 104 pako me vaj motorik, 4 fellne mercedes AMG, 6 goma të veturës.

“Provat e lartcekura janë proceduar sipas procedurave të parapara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Rahovec, vajza raporton në Polici se babai i saj po ushtron dhunë fizike

admin

Humb jetën një punëtor në Prizren, ra nga një lartësi e objektit – arrestohet pronari i biznesit

admin

Zvicër, vritet nga bashkëshorti 37-vjeçarja nga Kosova

admin

Leave a Comment