October 1, 2023
Portali Shprehja

Arrestohet një person pasi dyshohet se e dëmtoi shtratin e lumit ”Lumbardhi i Deçanit”

Një person është arrestuar në Deçan, pasi dyshohet për veprën penale “Ndotje, degradim apo shkatërrim i mjedisit”.

Policia njofton se të mërkurën ka siguruar njё informacion se nё fshatin Vranoc i vogёl-Deçan, nga person-a të pandërgjegjshëm është duke u dëmtuar shtrati i lumit ”Lumbardhi i Deçanit”, përmes veprimtarisë ilegale tё nxjerrjes (eksploatimit) tё zhavorrit nga shtrati i lumit dhe brigjet e tij.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë iu kanё përgjigjur rastit, ёshtё bёrё identifikimi dhe arrestimi i personit tё dyshuar, i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit”, thuhet në komunikatën për media.

Nё koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në bashkëpunim me inspektorët, tё cilët po ashtu kanë dalё nё vendin e ngjarjes, janë ndërmarr veprimet adekuate ligjore duke bёrё sekuestrimin e përkohshëm tё mjeteve të rёnda: tre ekskavatorë dhe dy gurthyes.

“Me urdhër tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё liruar, ndërsa rasti shkon nё procedurë tё rregullt”, bëhet e ditur tutje në njoftim. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Sulmohen dy policë në Prishtinë, njërit i thyhet dora

admin

Ishte duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari në Prizren

admin

I bien qeramikat në kokë, vdes një punëtor në Prizren

admin

Leave a Comment