September 26, 2020
Portali Shprehja

Arrestohet një person për kultivim të bimëve narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Vushtrria për kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Policia e Kosovës të dielën ka pranuar një informatë në rrugë operative se në fshatin Zhilivodë në Vushtrri, dyshohet se ka të mbjella bime narkotike të dyshuara të llojit Kanabis Sativa.

Pas kompletimit të të gjitha informacioneve relevante me urdhër të prokurorisë kompetente nga njësitet e anti-drogës së PK-së në Mitrovicë, dhe njësite tjera mbështetëse është realizuar kontroll në shtëpinë e personit të dyshuar dhe objekteve përcjellëse.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar prova/dëshmi  të ndryshme të evidentuara si vijon: një pushkë gjuetie e punuar në mënyrë artizanale pa numër, gjashtë fishek të pushkës së gjuetisë, pesëdhjetë e tetë (58) Bimë të dyshuara narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 70 cm, gjashtë Bimë të dyshuara narkotike e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 1.50cm.

Sipas rekomandimeve me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit sipas kodit penal të RKS-së  dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Bimët janë fotografuar, evidentuar dhe me pas janë shkatërruar, ndërsa personi i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Policia asgjëson në Gjakovë 212 bimë narkotike “Canabis Sativa”

admin

​Një muaj paraburgim ndaj SH.H për vrasje të rëndë në tentativë

admin

Ngjarje tragjike në Zvicër: Gjendet i vdekur 47-vjeçari nga Kosova, gruaja dhe vajza e tij të plagosura

admin

Leave a Comment