September 26, 2022
Portali Shprehja

Arrestohet një person për mashtrim me bileta në Pejë

Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se më datë 31.08.2022 kishte mashtruar një person duke i shitur dy bileta udhëtimi, për një udhëtim me aeroplan i cili nuk ishte realizuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00, në Pejë.

“Në lidhje me rastin, me 12.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se me datën e cekur, kishte mashtruar viktimën femër kosovare duke i shitur dy bileta udhëtimi, për një udhëtim me aeroplan i cili nuk ishte realizuar”, thuhet në raport.

Tutje sipas raportit, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Goditet për vdekje një person në Podujevë

admin

Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

admin

Dyshon se gruaja i hodhi “diçka të dëmshme” në ushqim, burri nga Skenderaj merr tretman mjekësor në QKUK  

admin

Leave a Comment