November 29, 2021
Portali Shprehja

Arrestohet prishtinasi, Policia gjen kanabis në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 72 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 15:30, transmeton Telegrafi.

Tact Watches

“Duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kryer kontrollin e një shtëpie, me dyshimin e bazuar se në atë shtëpi janë duke u kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 72 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis”, njofton Policia.

Më tej, në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

.

Të Ngjajshme

Në dy aksidente të ndara në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

admin

FSK largon 70 copa të minave në një pyll në Gjakovë

admin

Të shtëna me armë në një aheng familjarë në Prishtinë

admin

Leave a Comment