April 16, 2021
Portali Shprehja

Arrestohet vozitësi në Mitrovicë i cili rrezikoi jetën e dy qytetarëve  

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka arrestuar një person, i cili një ditë më parë rrezikoi dy qytetarë gjatë ngasjes së rrezikshme të veturës.

Policia njofton se nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, dyshimet janë ngritur se si pasojë e humbjes së kontrollit ndaj automjetit ngasësi ka rrezikuar jetën e qytetarëve (këmbësorëve), më pas ka shkaktuar vetëaksident me dëme materiale.


Publikohen pamjet ku rrezikohet jeta e dy qytetarëve në Shipol të Mitrovicës
Publikohen pamjet ku rrezikohet jeta e dy qytetarëve në Shipol të Mitrovicës

“Lidhur me rastin e së martës, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, Policia përmes njësiteve relevante ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore drejt hetimit dhe identifikimit të ngasësit të automjetit i cili ka kryer vozitje të rrezikshme duke rrezikuar jetën e disa qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Mbi bazën e provave materiale për veprimet e ngasësit është iniciuar rast për “Rrezikim i trafikut publik”.

Ndërsa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/



.

Të Ngjajshme

Gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim ndaj të pandehurve H.M dhe SH.G për dhunim

admin

Arrestohet një person në Prishtinë, kishte marr gjësende nga banesa ku jetonte me qira

admin

Sulmon bashkëshorten, arrestohet prizrenasi

admin

Leave a Comment