December 3, 2020
Portali Shprehja

Arrihet marrëveshje me spitalet private, janë siguruar 100 shtretër për pacientë me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se është arritur marrëveshje me pronarët e klinikave private për shfrytëzimin e kapaciteteve të tyre, pas shpalljes së gjendjes së krizës si pasojë e gjendjes me pandeminë Covid-19.

Filipçe tha se është arritur marrëveshje me pronarët e klinikave private “Sistina”, “Remedika” dhe “Zhan Mitrev”.

Fillimisht, pjesa e objektit të vjetër të “Sistinës” do të shndërrohet në Klinikë Infektive.

“Kemi arritur marrëveshje për të shfrytëzuar objektin e vjetër të “Sisitina”, spitalin “Bogorodica e Vogël”, me çka do të sigurojmë kapacitet shtesë prej 100 krevateve”, tha Filipçe.

Sipas ministrit, për pacientët do të kujdeset ekip mjekësorë që do të sigurohet nga spitalet private ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga shteti.

The post Arrihet marrëveshje me spitalet private, janë siguruar 100 shtretër për pacientë me COVID-19 appeared first on Alsat.

Të Ngjajshme

33 viktima dhe 946 raste të reja me COVID

admin

Qeveria miratoi rekomandimin e KSI-së për hapjen e ski-qendrave

admin

Hoxha: Propozimi “e diela ditë jo pune”, javën e ardhshme në seancë të qeverisë

admin

Leave a Comment