24.4 C
Skopje
October 20, 2019
Informacione Vendi

Arrin grupi i ri i vullnetarëve amerikan

Sot 56 amerikanë arritën në Maqedoninë e Veriut ku do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Ata do ta ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre duke shërbyer si vullnetarë nëpër shkolla dhe organizata nëpër Maqedoninë e Veriut. Vullnetarët në aeroport u mirëpritën nga drejtori i Korpusit të Paqes në vend, Mark Hannafin së bashku me të punësuarit në këtë organizatë. “Ky është grupi më i madh i vullnetarëve në historinë e Korpusit të Paqes në Maqedoninë e Veriut. Çdo vit, numri i vullnetarëve vazhdon të rritet. Kjo pasqyron interesin e madh të amerikanëve për të shërbyer në këtë vend,” tha Mark Hannafin, drejtor i Korpusit të Paqes për Maqedoninë e Veriut. “Prania e tyre në Maqedoninë e Veriut është shumë e rëndësishme. Këmbimi i përvojës dhe njohurive është i rëndësishëm për të gjitha palët e involvuara”. Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut, ata do të punojnë si arsimtarë dhe profesorë të gjuhës angleze, si edukatorë specialë me persona me nevoja të veçanta, në fushën e zhvillimit të bashkësive në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme, me institucionet qeveritare, me komunat dhe organizatat joqeveritare. Korpusi i Paqes është organizatë qeveritare amerikane dhe programet e saj i realizon në partneritet me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale dhe me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. Ky është grupi i 24-të me rradhë i vullnetarëve që do të jetojnë dhe punojnë në Maqedoninë e Veriut. Në tre muajt e parë, vullnetarët do të kalojnë nëpër një trajnim përgatitor ku do të përfshihet mësimi i kulturës dhe gjuhës maqedone dhe shqipe, kurse me punë do të fillojnë në fillim të dhjetorit. Që nga viti 1996 në Maqedoninë e Veriut si vullnetarë kanë shërbyer mbi 800 shtetas amerikanë.

Artikuj të ngajshëm

Ziadin Sela: Shkojmë në zgjedhje, na priftë e mbara

shprehja

INA: Zaev largohet, Qeveri teknike 100 ditëshe, zgjedhjet më 12 prill

shprehja

Pendarovski: Ja përse kam ftuar këtë format të liderëve, dy maqedonas dhe pesë shqiptarë

shprehja