February 2, 2023
Portali Shprehja

Arsenali forcon mbrojtjen, Kivior kalon te “Topçinjtë”

Tashmë gjithçka ëshë zyrtare, polaku Jakub Kivior është lojtari më i ri i Arsenalit. Mbrojtësi i Spezia u thotë lamtumirë “bardhezinjve” pas një viti e gjysmë dhe “fluturon” drejt Premier Ligës për plot 25 milionë euro, duke u bërë kështu shitja më fitimprurëse në historinë e klubit “bardhezi” e duke thyer rekordin e mëparshëm të transferimeve, 8 milionë plus bonuset e paguara nga Klub Brizh për Okereken në vitin 2019.

I ardhur nga Zilina në verën e vitit 2021, Kivior u vendos si një nga mbrojtësit e rinj më premtues në skenën evropiane, ku me paraqitjet e tij fitoi gjithashtu një vend titullar në kombëtaren polake për të gjitha ndeshjet e luajtura në Kupën e Botës, “Katar 2022”.

Për ta zëvendësuar Kivior, skuadra e Gotit ka si objektiv një tjetër polak, 24-vjeçarin Przemyslav Visnievski, i blerë verën e kaluar nga Venezia, ku deri më tani ka regjistruar plot 19 paraqitje, në Serinë B italiane. /abcnews/

.

Të Ngjajshme

UNHCR: Maqedonia e Veriut deri tani ka pranuar 6 mijë refugjatë ukrainas

​Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit, thotë ministri ukrainas i mbrojtjes

Flori Mumajesi po i rikthehet muzikës, këtë e bën të ditur shoku i tij

Leave a Comment