December 3, 2022
Portali Shprehja

Arsovska kërkon dorëheqjen e sllaveskit

Gazetare: Ajnure Bafqari

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nuk ka komunikim me asnjë grup të këshilltarëve të Qytetit. Kështu deklaroi kryetari I Këshillit, Trajko Sllavevski, I cili bëri thirrje publike për bashkëpunim mes këshilltarëve, pasi siç tha, asnjë partie politike nuk I konvenon bllokimi I punës së Qytetit të Shkupit. Ai kërkojë bashkëpunim për miratimin e buxhetit për vitin 2023.

“Nuk duhet të vijmë në situatë që në fund të vitit të kemi 200-300 amendamente dhe të mos mund të votohet buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin e ardhshëm. Unë u bëj thirrje që sot, që këshilltarët të njoftohen me prioritetet që duhet të mbështeten. Unë përmes jush për herë të parë, ekskluzivisht bëra thirrje publike që të fillojë bashkëpunimi me grupet e këshilltarëve, unë mendoj se asnjë partie politike nuk I konvenon bllokim I Këshillit të Qytetit të Shkupit, dhe mosfunskionimin e Qytetit të Shkupit”, tha Trajko Slavevski, Kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Kabineti i Arsovskës kërkon dorëheqjen e Sllavevskit. Nga atje njoftojnë se kanë dorëzuar parashtresë urgjente tek institucionet kompetente dhe presin reagim kompetent.


“Ndaj kryetarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit është dorëzuar parashtresë urgjente deri te Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe inspektorati i vetëqeverisjes lokale për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit dhe rregullores së punës që i bën përmes funksionit të udhëheqësit të Këshillit të Qytetit të Shkupit”, thonë Qyteti i Shkupit

 Pas kontrolleve të bëra në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, nga policia theksojnë se nuk ka elemente për vepër penale.

“Lidhur me ngjarjen është zhvilluar bisedë edhe me dy persona të tjerë, pas çka është konstatuar se nuk ka elemente për vepër penale”, deklaruan nga Ministria e Punëve të Brendshme. /alsat.mk

 Koordinatorja e grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Qytet akuzon VMRO-në për kaos, partizim, zënka për tenderë dhe shpërdorim të parave të qytetarëve në qeverisje tek pushteti lokal.  Zënkat verbale mes Arsovskës dhe Sllavevskit gjatë seancës së djeshme të Këshillit të Qytetit filluan me marrjen e mikrofonit nga foltorja nga ana e Kryetarit të Këshillit, I cili më pas u akuzua për vjedhje. Ndërsa problemet mes Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së filluan pas shkarkimeve të kuadrove të kësaj partie nga ndërmarrjet publike të Qytetit. Kujtojmë se partia e Mickoskit e mbështeti kandidaturën e Arsovskës në zgjedhjet e fundit lokale. /alsat.mk

Të Ngjajshme

Pushteti lavdërohet për ulje të çmimeve, por situata nëpër dyqane është krejt ndryshe

Taravari: S’kemi ftesë për hyrje në Qeveri

Alarm në Britani, katër fëmijë humbën jetën nga bakteri brenda pak ditësh

Leave a Comment