November 28, 2022
Portali Shprehja

Arta sjell baladën e re “Ai nuk ka faj”

Këngëtarja Arta Bajrami ka prezantuar për publikut projektin e saj më të ri muzikor.

E njohur për baladat e saj, ajo nuk i zhgënjeu fansat edhe kësaj here duke lëvruar në këtë zhanër.

“Ai nuk ka faj” mban titullin balada e saj e re, e cila ashtu si çdo projekt tjetër i saj i është besuar producentit Don Arbas, i cili është vëllai i saj.

Foto: Arta Bajrami/Instagram

Ndërkohë për vargjet e tekstit është kujdesur tekstshkruesi i njohur nga Peja, Mit’hat Sadiku.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në qytetin e Gjilanit.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni BUG. 

.

Të Ngjajshme

Transportuesit privat do të bllokojnë nesër udhëkryqin te “Mavrovasja” me 30 autobusë

Bie bora e parë në Strazhë

admin

Shumë zanate janë drejt zhdukjes

Leave a Comment