February 8, 2023
Portali Shprehja

Artet marciale: Stanaj me 11 fitore, prej të cilave 8 me nokaut teknik

Emanuel Stanaj është shqiptari që po korr sukses në artet marciale të përziera, që njihen si MMA. Ai është bërë i famshëm edhe në Gjermani ku ka fituar shumë ndeshje si amator, ashtu edhe si profesionist.

“Këtë sport e kam nisur në moshën 16-vjeçare në Itali, ku kam bërë 11 ndeshje amatoriale, 8 ndeshje kam fituar në “knock out”, i kam fituar duke shkatërruar kundërshtarin, kurse dy të tjera me pikë.

 

Nofka ime është ‘trrerori’, se jam shumë i qetë në jetën normale, të përditshme, por kur jam në ring, jam tjetër njëri.  Kur futem aty, nuk ka shoqëri, derisa të fitojë ndeshjen. Kam fituar dy herë si kampion Italie si amator, edhe si profesionist kam fituar një herë me 84 kg.

 

Unë jam nga Lezha, por me origjinë jam shkodrane. Kam lindur në Lezhë, por në moshën 5-vjeçare kam ikur me familjen në Firence të Italisë. Ndërsa në moshën 20-vjeçare kemi ardhur pas 15 vitesh këtu në Gjermani”, u shpreh ai.

Më tej, i pyetur se si është të bëhesh baba në moshë të re, Emanueli është emocionuar, duke thënë se e bija është fansja e tij më e madhe.

“Është shumë emocion shumë i madh. Tani ajo është fansja ime numër dy pas babit. Për mua nuk është problem, fëmija se është normale. Nëse do të isha në një nivel tjetër shumë më të mirë me titujt, atëherë do të ishte më mirë për një fëmijë. Po shumë shpejt do më bëhet shoqe”, deklaroi kampioni./abcnews.al

.

Të Ngjajshme

Rusia: Jemi të gatshëm të bisedojmë me këdo për të minimizuar konfliktet

Komisioni Evropian: Ndihmë emergjente prej 6.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

Ekipi i FSK-së shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi

Leave a Comment