May 28, 2022
Portali Shprehja

Arteta nuk përmbahet, akuzon: “Po fola, përjashtohem 6 muaj! E prishën derbin” Conte ia kthen: “Je ende i ri ti por…”

Tottenhami ka shkaterruar në shtëpi Arsenalin dhe ngushton diferencën për sa i përket zonës Champions. Golat për skuadrën e Contes u realizuan nga Kane në minutë e 22′ me penallti dhe në minutën e 37′, dhe Son Heung-Min 47′.

Ndërkohë, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga fundi, Tottenham është 1 pikë larg Arsenalit që mban vendin e 4 i cili të dërgon në Champions sezonin e ardhshëm. Mikel Arteta ishte i zemëruar me vendimet e  arbitrave që shkuan kundër ekipit të tij…

Tact Watches

“Nëse them atë që mendoj, pezullohem gjashtë muaj. Kështu që nuk mund të them, – tha trajneri bask. “Më lejohet të jap interpretimin tim për atë që ndodhi në lojë, por nuk di të gënjej dhe nuk më pëlqen të gënjej. Ndaj preferoj të mos them atë që mendoj.”

Kur u kërkua për reagimin e tij, Arteta nuk pranoi të thoshte asgjë. “Nuk mund të them atë që mendoj, do të suspendohem”, dhe e ktheu fokusin përsëri te arbitri: “Lëre arbitrin të dalë para kamerës dhe të shpjegojë vendimet e tij.

Unë kam marrë të miat, [këto janë] vendimet e tij. Është turp sepse sot u shkatërrua një lojë e bukur”. Edhe Antonio Conte ka reaguar direkt pas Arteta-s: “Dëgjoj Artetën të ankohet shumë.

Mendoj se ai duhet të jetë më i fokusuar në punën e tij dhe të mos ankohet shumë. Sepse ai sapo ka filluar këtë punë. Të dëgjosh një trajner që ankohet shumë herë nuk është mirë. .. Kundër Liverpoolit, nuk thashë asgjë për atë që ndodhi me Fabinhon”.

.

Të Ngjajshme

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Krahasimi i dy finalistëve; Ancelotti është trajneri i lojtarëve, Klopp i lojës

admin

Leave a Comment