0 C
Skopje
November 13, 2018
Shkrime nga Konkursi

Arti i humbjes së njerëzisë!

sumeaShkruan: Sumea RAMADANI

Të jesh apo të mos jesh në këtë shekull ku teknologjia vodhi sinqeritetin e njerëzve duke e lejuar vetëm për syefaqësi, shekull ku mendojmë shumë dhe ndjejmë pak…

Duke marrë parasysh bukuritë e krijuara universale nga individi, shumëllojshmëria e ndjenjave, ndezja e imagjinatës kreative, forcat e pazbuluara dhe të njohura si burim i zbërthyer në lumin e dhuntive dhe paparashikueshmërisë  njerëzore për të gjithë vecantitë krijuese, zgjedhja e disa individëve ka bërë përhapjen një drejtimi të ri të ashtuquajtur Arti i Humbjes së Njerëzisë, duke u treguar si perfaqësues të denjë të kësaj sfere.

Shëmti e mbushur me bukuri tiranike!

Sytë e njerëzve kanë parë tani më fytyrën e vërtetë të njerëzve të krijuar egërsisht për të përçarë bashkësinë e njohur si, popull, fuqia e të cilëve nuk ka mbikaluar ende mesin e forcës së tyre, që është në përmbushje e sipër. Fillo nga humbja e tolerancës së përgjithshme për të drejtën e njeriut, strategjitë fantastike për rimbushjen e egos personale me përdorim të mjeteve mijëravjeçare, humbja e sensit të harmonisë  së jetesës, gjë që kemi harruar më se si është shija e saj. Por diçka pyes vetën vazhdimisht A nuk jemi  ne përgjegjës  për të ringritur përsëri atë ndjenjë  qetësie e cila na falte lumturi a nuk kemi nevojë  të rrënojmë kështjellat e bukura të banuara me dragonjë që nxjerrin zjarr ?

Para se gjithash, duhet të kuptojmë diçka se  jemi vërtetë ne, forca ndryshimit për të përhapur çdo frymë që dëshirojmë për të frymuar me kënaqësi. Kur u paraqit fortuna, thamë nuk bëhet gjë, ndejtëm gjatë kohë nën të, thamë nuk ndikon asgjë, tani jemi në prag të daljes e kjo i takon atyre që janë brenda të kuptojnë se jeta gjithmonë fortunë nuk është, ne kerkojmë mendime të pastra qiellore.

Nevoja për të shpërndarë një rrjet të ri të së vërtetës, pozitivitetit,mirësisë, hapin për të marrë ndryshimin dhe shpresën është domosdoshmëri e padiskutuar. Duke parë mënyrat e sjelljes së përgjithshme dhe largësinë jo të largët të synimeve.Më në fund e vërteta po vjen me ushtrine e saj te mbledhur ndër vite, po vjen për të na çliruar sundimin e te gjithave dukurive negative që i sollën përhapësit e artit të humbjes së njerëzisë . Vetëformimi i njerëzve ka filluar të merr fuqinë e saj të duhur, janë ngritur synimet e larta dhe janë ndërtuar bazat për një ardhmëri të shëndoshë. Rrugët janë zgjeruar për kapacitetet e reja, ndërsa era ndryshimit ka nisur për të rënuar themelet e lartësuara boshe. Filozofia  e perhapjes së artit të ri, bukurisë së plotë njerëzore, do fillon të merr zgjerimin e saj në botë.

Heshtja e popullit do te sjell ndriçimin e fjalëve të poetit të madh Mehmet Akif Ersoj,  urtësia e mbajtur me vite do të shprehet me zërin civilizues të popullit duke thënë:
“Nëse jam kokëbutë, kush të tha se jam qengj i nënshtruar?!”

Le të heshtim që kur të flasim, ti heshtim të tjerët, asesi mos të bëhemi nga ata të cilëve kur ju thuhet mos bëni çregullira në tokë e shpallin vetën paqësues. Bëhuni modest ngaqe kulmi i suksesit është modestia.

Veproni aty ku jeni,me atë që keni duke u bërë fillimisht të sinqertë,unik, besnik dhe me plane afatgjate për të shijuar paqë dhe dashuri në botë dhe jo të rrimë nën indiferentët duke parë përhapjen e artit të humbjes së njerëzisë!

“Kemi shumë mendje të hutuara,  mjafton të mos kemi mendje të djallëzuara “!!!

Nësë mendoni se ky shkrim duhet të jetë në top10 e shkrimeve më të mira dhe nëse ju e pëlqeni, atëherë votimi bëhet duke klikuar më poshtë në butonin “pëlqej”. Votoni Tani!

Artikuj të ngajshëm

Portali Informativ Shprehja bëri ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit në konkursin për shkrimin më të mirë

shprehja

Përfundoj konkursi për shkrim më të mirë, ja 10 më të mirë që futen në garë për top 3 shkrimet

shprehja

Kurbani virtual

shprehja