November 29, 2021
Portali Shprehja

“As 200 milionë nuk mjaftojnë më”, Perez jep alarmin: Një ditë, 30 klubet kryesore të Europës do të…

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka shprehur shqetësimin e tij për shitjen e disa klubeve europianë (Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Neëcastle) në duart e fondeve të investimeve të vendeve arabe si Emiratet Arabe ose Arabia Saudite që e bëjnë më të komplikuar konkurrencën në merkato:

“Duhet të respektojmë kontratat dhe të kërkojmë të marrim lojtarët më të mirë, por për ta bërë duhet të kemi mundësinë të paguajmë. Por tani nuk t’i shesin as nëse ofron 200 milionë (shuma e ofruar nga Los Blancos për Mbappe) sepse ka shumë klube në pronësi të disa shteteve sovrane”, ka thënë Perez për Marca-n.

Tact Watches

“Do të vijë dita kur 30 klubet e para të Europës do të jenë në këtë situatë, në pronësi të vendeve të huaja, dhe nuk besoj se kjo shkon kundër parimeve të Komunitetit Europian”.

Perez ka folur edhe për Super League, duke e krahasuar me Kupën e Kampionëve, e krijuar në 1955-ën nga një prej pasardhësve të tij,  Santiago Bernabeu:

“Në atë kohë, kur lindi Kupa e Kampionëve, është e njëjta si sot. Futbolli duhet bërë me meritat dhe burimet që ke në dispozicion, duke ndjekur parimet e BE për solidaritetin, konkurrencën dhe fair play. Unë kam ndërmend të luftoj për këtë”.

.

Të Ngjajshme

Totti nuk ka dyshime mbi Topin e Artë: “U mësuam me ata, por tani them…”

admin

2021 ka përfunduar për Lorenzo Pellegrini: 30-40 ditë pushim për kapitenin e Romës

admin

I “futi duart” gazetares sportive “live”, identifikohet autori. Mungon denoncimi

admin

Leave a Comment