May 21, 2022
Portali Shprehja

“As mallkimi nuk e ndal Milanin; titulli në divan?”

“As mallkimi nuk e ndal Milanin: Titulli në divan?”, – shkruan sot “Corriere dello Sport”. Tonali dhe Florenzi përzunë fantazmat e “Fatal Verona” dhe lejuan kuqezinjtë t’i afroheshin titullit, duke parakaluar sërish Interin.

Dhe tani ka filluar numërimi mbrapsht i titullit në Serie A. Llogaritjet janë të thjeshta, Milani mund ta fitojë kampionatin që të dielën e ardhshme. Kjo ndodh nëse ata kalojnë edhe Atalantën, duke marrë rezultatin e 15-të të dobishëm.

Tact Watches

Pioli dhe lojtarët e tij do të mund të festojnë nëse kushërinjtë e tyre nuk arrijnë të bëjnë të njëjtën gjë (fitore) në Cagliari për më pak se tri orë pas tyre. Edhe një barazim i kuqezinjve do të ishte mirë, me Handanovic dhe shokët e tij të eliminuar.

Përndryshe, të gjitha shtyhen për ndeshjen e fundit. “Verona nuk është më fatale; Milani rikalon Interin”, – shkruan sot në faqen e parë “Il Giornale”. Hapësirë ​​kushtuar Serie A, me suksesin e skuadrës së Stefano Piolit në Hellas Verona.

Fitore 3-1 me përmbysje për kuqezinjtë, sërish të parët në renditje dhe +2 pikë karshi Interit. Titulli më afër se kurrë; kuqezinjve iu mungojnë 4 pikë në 2 ndeshje.

.

Të Ngjajshme

E ardhmja e Perisic, mes Juventusit dhe Interit futet një klub tjetër!

admin

E BUJSHME | Perez sapo ka hyrë në dhomat e zhveshjes ka njoftuar ekipin mbi vendimin e Mbappe

admin

Roma largon fantazmat dhe siguron Europa League, sido që të shkojë në Tiranë! Verdiktet

admin

Leave a Comment