February 26, 2021
Portali Shprehja

As unë nuk jam i kënaqur, po kalojmë kohë të mallkuara – Iliria News Agency

Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të hënë me një video-mesazh, ku shprehet se Partia Socialiste duhet të fitojë mandatin e tretë për të përfunduar të gjitha projektet e nisura.

Mesazhi i plotë i Ramës:

Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha.

E di që disa prej jush jeni të pakënaqur që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e këtij mandati të dytë.

As unë s’jam i kënaqur, jo sot, por asnjëherë! Por të mos harrojmë çfarë kemi hequr në çdo hap në këto kohë kaq të mallkuara.
Paga minimale është rritur me një të tretën,plot 36% që nga fillimi i punës nën drejtimin tonë.

Bluzat e bardha dhe mësuesit paguhen sot shumë më mirë.

Taksa për afro 100 mijë biznese të vogla është bërë zero.

Kantieret e ndërtimit janë më të shumtë se asnjëherë tjetër nëpër të gjithë Shqipërinë.

Nga ky janar paga minimale sapo u rrit me 15%.

Ka nisur aplikimi për naftën pa taksa për 70 mijë fermerë të regjistruar.

Pavarësisht krizave reale dhe të thella nga tërmeti deri te pandemia dhe pengesave artificiale e të shumta nga politika, ne kemi vazhduar të shkojmë përpara.

Për të gjithë ata që duan të punojnë, jo të flenë apo të shikojnë me sy hapur ëndrra që i kanë zhgënjyer shqiptarët më shumë se njëherë, nuk ka kohë për pushim.

Të Ngjajshme

S’janë respektuar masat – Iliria News Agency

admin

S’e shpjegoj dot si mund të votohet akoma kjo qeveri! – Iliria News Agency

admin

KQZ-ja pritet që sot të vendosë për rinumërim edhe të 58 vendvotimeve – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment