Kryefjala e veprave dhe punëve të kryetarit aktual të Komunës së Studeniçanit kanë qenë investimet kapitale në infrastrukturë, objekte shkollore e shëndetësore, gjelbërimin e hapësirave publike dhe mbajtjen e higjienës publike.
Sipas një përllogaritje të inspektorëve komunal afër 90 përqind e rrugëve kryesore, lokale dhe rrugicave, janë asfaltuar dhe meremetuar tërësisht në gjithë vendbanimet e komunës së Studeniçanit.
Së fundmi Komuna e Studeniçanit ka nisur punën për asfaltimin e rrugës 2 në fshatin Koliçan të poshtëm dhe rrugës që lidh dy Koliçanat, atë të poshtëm dhe të epërm./Shkupinfo.com/