Pjesa e pare – Real Madrid duhet te ndjeke Barcelona-n dhe duhet ta beje duke ditur se cdo hap fals do te ishte fatal per djemte e Ancelottit duke qene se katalanasit nuk ndalen dhe e kane mbyllur fazen e pare me 50 pike pas fitores se ardhur diten e djeshme ndaj Betis Sevilla.
Blancos sot luajne ndaj Valencias qe ka shkarkuar trajnerin Gattuso me nje akord te perbashket teksa pjesa e pare u mbyll me rezultatin 0-0 me Realin me dominues qe gjithashtu gjeti nje gol ne fund te pjeses se pare por arbitri e anuloi.
Ne fakt, anulimi erdhi per nje faull te shkaktuar nga Benzema dhe ishte VAR ai qe sinjalizoi gjithcka pasi Rudiger kishte shenuar me koke. Mbrojtesi i Valencias e kapi nga krahet Benzema qe per t’u liruar hapi duart dhe me njeren dore ate te fashuraren e vendosir te fytyra e tij qe ra ne toke me pas…
Pjesa e dyte – Menjehere Real Madrid ka arritur qe brenda 10 minutash te hape ndeshjen dhe dyfishoje shifrat ndaj Valencias. Minuten e 52 dhe minuten e 55 Asensio e Vinicius Jr kane shenuar dhe kane dhene ate qetesi ne stolin e Carlo Ancelottit. Goli i Asensios eshte i jashtezakonshem…
Prag ndeshja – Italiani Carlo Ancelotti nuk ka surprizuar aspak me skemën e tij, teksa i ka rreshtuar lojtarët në fushë me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar belgu, Thibaut Courtois. Nacho Fernandez, Militao, Rudiger dhe Camavinga plotësojë prapavijën, ndërsa Ceballos, Luka Modric dhe Toni Kroos do të “dirigjojnë” lojën në mesfushë. Në sulm Marco Asensio do t’i vijë në ndihmë dyshes potente të “madrilenëve”, Benzema-Vinicius Junior.
Në krahun tjetër, për t’i bërë ballë “furisë” së “galaktikëve”, tekniku i përkohshëm Voro ka zgjedhur skemën 4-4-2, ku në portë është vendosur 22-vjeçari i talentuar nga Gjerogjia, Giorgi Mamardashvili. Në mbrojtje Gaya, Diakhaby, Gabriel Paulista dhe Folquier, ndërsa mesfusha plotësohet nga Castillejo, Almeida, Guillamon dhe Musah. Me sulmin që i ëshët besuar dyshes Lino-Cavani
.