June 22, 2021
Portali Shprehja

Asgjë nga premtimi për largimin e anijeve në Lumin Vardar

“Njoftimi pompoz për shembjen e anijes së parë ka ngecur nëpër labirintet gjyqësore. Anija e fatit për momentin vazhdon të qëndrojë në lumin Vardar”.

Anija- restorant ka hapur përsëri dyert për mysafirët. Pasi kompania që administron anijen ankimoi vendimin e Qytetit të Shkupit për çmontimin e galerisë, tani Gjykata e Apelit e Shkupit duhet të vendosë – nëse anija do të punojë ose të mbyllet dhe zhvendoset. Dy muaj më parë, edhe pse kryetari i Shkupit Petre Shilegov personalisht ndoqi fillimin e çmontimit të anijes, përpjekja e parë ishte e pasuksesshme. Pas masës së përkohshme gjyqësore në prill, e cila ndaloi çmontimin e anijes, kryetari i Shkupit priste që çmontimi të vazhdojë muajin tjetër gjegjësisht në maj, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Tani Shilegov jep një afat të ri më saktë deri në korrik.

“Procedura dhe vendimi i gjykatës janë ankimuar, po presim vendimin e Gjykatës së Apelit- Shkup. Pres që do të jetë pozitive për të mirën e qytetit të Shkupit dhe ne do të vazhdojmë me zhvendosjen e anijes, sepse me të vërtetë mendoj se duhet t’i përkushtohemi ligjit dhe sigurisë së qytetarëve”

Anijen duhej ta zhvendos ndërmarrja publike “Rruga dhe rrugica”. Qyteti i Shkupit ndërpreu kontratën me kompaninë që administron anijen “Servis”, për shkak të tre qirave të papaguara. Borxhin kompania e pagoi pas ndërprerjes së kontratës. Përndryshe, anija evidentohet si e huaj, në këtë rast, investim bullgar kurse për shembjen është njoftuar edhe ambasada në Shkup. Nga ambasada kërkojnë mbrojtjen e investimit si dhe të parandalohet shembja.

 

Igor Stefanovski

.

Të Ngjajshme

Kreshnik Bekteshi me super lajm për TVSH-në e energjisë elektrike

admin

Procesi i vaksinimit vijon të zhvillohet me ritëm të ngadaltë, Filipçe: Vaksinimi masiv pritet të rifillojë nga java e ardhme

admin

Ministria e Brendshme njofton se nga e mërkura deri të dielën nuk do të funksionojë sistemi i dhënies së dokumenteve personale

admin

Leave a Comment