September 29, 2020
Portali Shprehja

Asgjësohen 155 bimë narkotike në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit kanë lokalizuar një parcel në të cilën kishte pas të mbjellura bimë narkotike.

Policia bën të ditur së me autorizim të prokurorit nga njësiti policor në vendin e ngjarjes janë nxjerrë 155 bimë, transmeton Telegrafi.

“Njësitë relevante të policisë në një pronë publike kanë lokalizuar një parcelë në të cilën kishte pas të mbjella bimë të dyshuara narkotike, të llojit Kanabis Sativa. Me autorizim të prokurorit nga njësiti policor në vendin e ngjarjes janë nxjerrë 155 bimë të përmasave të ndryshme nga 1 metër deri 2.5 metra, të cilat bimë pas marrjes së mostrave nga njësiti relevant janë djegur- shkatërruar në vendin e ngjarjes”./Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Aksident komunikacioni në Shirokë të Prizrenit, lëndohen dy persona

admin

Oficerët parandalojnë futjen e një telefoni në burgun e Prizrenit

admin

Gjykata në Gjilan i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e një të miture

admin

Leave a Comment