July 27, 2021
Portali Shprehja

ASH-AA deri më 15 gusht do të bëj të ditur kandidatët për zgjedhjet lokale

Përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale të tetorit  në koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të nis më 15 qershori ndërsa më 15 gusht do të dihen kandidatët për të gjitha komunat ku do të garojë ky koalicion, transmeton Alsat. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në konferencën e stome për shtyp njoftoi se do të mundohen të bashkëpunojnë me çdo parti, përfshi këtu VMRO-DPMNE-në, LSDM-në dhe partitë rome ose turke.

“Aleanca për Shqiptarët së bashku me Alternativën as që diskutohet se do të ketë bashkëpunime me më shumë parti. Edhe maqedonase edhe shqiptare, turke, rome. Me të gjitha partitë që kanë kredibilitet në komunat ku garojmë ne”, tha mes tjerash Taravari.

.

Të Ngjajshme

Filipçe: Deri në fund të gushtit do jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë me të dyja dozat

admin

Në “Tabanoc”, për hyrje në vend pritet rreth 30 minuta

admin

Shkupjani arrestohet në Strugë, kapet me drogë

admin

Leave a Comment