October 21, 2021
Portali Shprehja

ASH-AAA: Një muaj pas tragjedisë në Tetovë, askush nuk mban përgjegjësi

“U mbushën një muaj nga tragjedia në spitalin modular në Tetovë, ku 14 qytetarë të Tetovës u dogjën për së gjalli dhe deri më sot ende nuk ka as përgjegjësi morale dhe as ligjore. U fol shumë për hetime, ekspert ndërkombëtarë, por ende nuk kemi asnjë epilog nga këto hetime”, tha Adnan Neziri, deputet i Aleancës për Shqiptarët (ASH), përcjell PRESSonline.mk

Sot lirisht, shtoi ai, mund të konstatojmë se gjyqsori i politizuar dhe regjimi hibrid i LSDM-së dhe BDI-së, konfirmuan të gjitha paralajmërimet tona.

“Kjo qeveri përveç që dogji 14 jetëra dhe zemrat e të gjithë neve, u tall edhe me dhimbjen e familjarëve të viktimave. Aktrimet për gjoja dorëheqje për të cilat poashtu ne paralajmëruam, poashtu rrezultuan siç thamë ne, një mashtrim i madh dhe tallje me familjarët. Sot, nuk kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi nga ju që e dëshmuat se jeni të papërgjegjshëm. Sot, ju paralajmërojmë se drejtësia do të vijë, do të godas mbi të gjithë ju që me krim dhe korrupsion vodhët edhe nga shëndeti i qytetarëve, nga siguria e institucioneve bazë dhe nga çdo gjë tjetër që lidhet me sigurinë e qytetarëve.

Ju e dëshmuat se jeni të rrezikshëm për jetën e çdokujt në këtë vend, andaj ftojmë qytetarët që bashkërisht të heqim këtë rrezik për jetën e të gjithë neve dhe të më pas të nxjerrim para drejtësisë të gjithë ata që na nxijnë jetën për këto dy dekada”, theksoi Neziri. (PRESSonlien.mk)

Të Ngjajshme

Policia me detaje për aksidentin në hyrje të Tetovës, një person ka humbur jetën

admin

Hoxha: Nuk jemi kundër që Alternativa të jetë në qeveri, edhe nëse e mbështesin Teuta Arifin në Tetovë

admin

Kapet dorë në rrugën Prilep-Manastir, arrestohet shoferi

admin

Leave a Comment