September 26, 2020
Portali Shprehja

ASH-AAA: Të zgjidhet problemi i ujit në Lubeten

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa kanë kërkuar nga Komuna e Butelit dhe Qyteti i Shkupit që të mos i mashtrojnë qytetarët e fshatit Lubeten, por tu sigurojnë ujë të pijshëm. Në konferencë për media nga koalicioni ASH-AAA thonë se Shilegov dhe Smilevski kanë nënshkruar Marrëveshje me lubetenasit para zgjedhjeve lokale, se një vit pas përfundimit të zgjedhjeve do sigurojnë ujin e pijshëm në Lubeten. Por se deri më tani nuk ka asnjë iniciativë.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa – dega Butel do të vazhdojë ta ndjekë këtë problem dhe të reagojë në institucionet ku është e përfaqësuar, ndërsa vitin tjetër të premtojë zgjidhje reale e pa pompozitet të këtij problemi. Për neve uji nuk duhet të këmbehet me votë. Ne e kemi detyrim që qytetarëve t’u mundësojmë kushte optimale për jetë pavarësisht përcaktimit të tyre politik dhe përkatësisë së tyre etnike a religjioze”-tha Vullnet Selimi, koalicioni ASH-AAA.

 

Të Ngjajshme

Kumanovë, mjeku sulmon mjekun

admin

Covid-19, i rrezikshëm për të sëmurët e zemrës

admin

Shilegov: Rrënimi i objekteve pas koordinimit mes institucioneve

admin

Leave a Comment