May 23, 2022
Portali Shprehja

ASH: Bujar Osmani ofendoi rëndë UÇK-në

Deklarata e sotme e Ministrit të BDI-së, Bujar Osmani nga inaugurimi i djeshëm i lapidarit të UÇK-së në Sllupçan, paraqet një goditje dhe ofendim të madh për lavdinë e UÇK-së, sidomos kur kjo deklaratë vjen nga ata të cilët insistojnë se kanë ekskluzivitet mbi historinë e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut!
Duke u distancuar nga ngjarja e djeshme në Sllupçan në të cilën morën pjesë të gjithë funksionarët dhe eksponentët e BDI-së, Bujar Osmani, në fakt, tregoi se dyfytyrësia e klanit politik që ka kapur shqiptarët e Maqedonsë së Veriut tash dy dekada, nuk njeh kufij. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e BDI-së kur shkojnë në vendbanime shqiptare shiten patriot dhe partizojnë e përvetësojnë çdo gjë kombëtare e kur kthehen në Shkup, pas reagimit të partive maqedonase, distancohen dhe shiten qytetarë pa identitet”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Më tej, në komunikatën e partisë opozitare ASH, thuhet se, deklarata e sotme e Bujar Osmanit paraqet një akt skandaloz që kërkon dënim nga secili shqiptar, sepse duke u distancuar nga lapidari, ai në fakt tentoi të distancojë shqiptarët nga UÇK-ja!

Tact Watches

“Bujar Osmani, i cili, në rolin e palaços politik u bë i njohur tek shqiptarët për gafat më të mëdha diplomatike qoftë me deklarata, qoftë me prognoza politike e qoftë me emërtime në përfaqësitë diplomatike të vendit, sot ka për borxh t’i shpjegojë secilit shqiptar se prej se turpërohen ai dhe BDI-ja: Prej UÇK-së, prej shqiptarëve, ose prej faktit se të gjitha “veprat madhore” të BDI-së në fakt janë ose pa leje, ose pa vullnet politik, ose pa vendim insititucional!
Inaugurimi i lapidarit nga i cili sot nxituan të distancohen BDI-stët paraqet kulmin e arrogancës politike të një kaste të llastuar nga pushteti i tepruar e i stërzgjatur, nga i cili humbet kontakti me realitetin, dhe gafat politike dhe ofendimet ndaj votuesit kthehen në përditshmëri. Pyesim publikisht: cila BDI qëndron pas lapidarit? BDI-ja e gjelbër e kryeminsitrit të paqenë? BDI-ja e kuqe e koalicionit dhjetëvjeçar me Gruevskin e Mijallkovin? Ose BDI-ja e kaltër e miqësisë me Zaevin dhe funksionaëve të komprometuar të tij?!”, thuhet në komunikatë.

“Sot përfundimisht ranë maskat. Shqiptarët, sot, pas 20 vjetësh, përfundimisht e kuptuan se “BDI nuk është UÇK!”; se “dje BDI nuk është sot UÇK!”; se “të gjitha punët e mira për shqiptarët përfundimisht nuk mbajnë vulën e BDI-së!”, por se BDI – ja është turpi, ofendimi dhe nënçmimi i secilit shqiptar për interese të pushtetit dhe kolltuqeve të një klike politike që ka kapur shqiptarët tash e 20 vite, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët”, thuhet në fund të komunikatës së ASH-së.

Të Ngjajshme

Verstapen fiton në Barcelonë, dështon makina e Leklerkut

Si mendoni, a duhet të ushqehemi me ushqime tradicionale për një trup në formë të shkëlqyer?

Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO me ndikim edhe në Ballkan

admin

Leave a Comment