June 23, 2021
Portali Shprehja

ASH: Deputeti i BDI-së, Ismail Jahoski, përfituesi më i madh i tenderave

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzuan deputetin e BDI-së Ismail Jahoskin se nëpërmjet kompanisë “Pucko Petrol”, është bërë përfituesi më i madh i tenderëve nga ana e komunave. Omer Ajdini i Forumit rinor tha se kjo kompani nga janari i vitit 2020 me tenderë për furnizime me naftë dhe lëndë djegëse ka përfituar mbi 31 Milion Euro, nga institucione të ndryshme qendrore dhe lokale. Opozita shqiptare kërkon nga Komisioni Antikorrupsion dhe Prokuroria të merren me këtë rast.

P.sh. vetëm në komunën e Tetovë Pucko Petrol ka marrë mbi 22 milion denarë, kurse në komunën e Çairit mbi 15 milion denarë. Fitimi i të gjithë këtyre tenderëve nga Ismail Jahoski, tek institucionet qendrore dhe lokale konfirmon edhe njëherë dyshimet e thella mbi rezultatin zgjedhor të 15 korrikut, në veçanti në zonën pesë për blerje të votës, prandaj nuk është e rastit që Republika e Maqedonisë së Veriut konsiderohet si shtet me regjim hibrid dhe me nivele rekorde të korrupsionit, tashmë jo vetëm nga opozita por edhe nga Transparency International dhe Economist”- deklaroi Omer Ajdini, Kryetar i Forumit rinor të ASH-së.

.

Të Ngjajshme

Bekteshi: Shtrenjtimi i derivateve nuk është rritje e akcizës, por shërben për të mbrojtur ambientin

admin

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

admin

Dasmat dhe ahengjet tjera në ambiente të mbyllura, Bekteshi: Kjo nuk varet vetëm nga Ministria  e Ekonomisë

admin

Leave a Comment