May 16, 2021
Portali Shprehja

ASH: Komuna e Tetovës të bëj publike kontratën për honoraret me avokatin Trajçev

Aleanca për Shqiptarët kërkon sqarime nga Komuna e Tetovës për angazhimin e një avokati nga Shkupi të cilit për 3 muaj i ka paguar rreth 1 milion denarë. ASH i bëri thirrje Komunës të japë llogari mbi përzgjedhjen pikërisht të këtij avokati dhe pagesat e majmë që i bëhen atij, ndërkohë që siç thotë dhjetëra punëtorë të Ndërmarrjes publike, janë pa kontribute të paguara dhe rroga që iu vonohen. Nga Komuna e Tetovës u përgjigjën se çmimi që është paguar, nuk caktohet nga komuna apo pala e kontraktuar por është tarifë e vendosur nga Oda e avokatëve.

“Kërkojmë nga komuna e Tetovës dhe kryetarja Teuta Arifi që sa më parë të deklarohet ndaj këtij skandali, të bëj publike edhe kontratën për honoraret me avokatin Trajçev, të jep informata nëse ka pasur tender për të angazhuar avokat me çmim më të kapshëm. Të japë përgjigje se cilat ishin kriteret e përzgjedhjes së avokatit Trajçev, t’i tregojë arsyet se përse është përcaktuar për avokatin në fjalë duke anashkaluar qindra avokatë të qytetit të Tetovës”, tha Muzafer Etemi, Kryetar i degës së ASH Tetovë.

.

Të Ngjajshme

Afate të reja për ndërtimin e Bit Pazarit, punimet përfundojnë për dy muaj

admin

Radhë të gjata dhe pritje të shumta në pikat e vaksinimit

admin

Regjistrohet numër rekord i të shëruarve nga koronavirusi

admin

Leave a Comment