December 8, 2022
Portali Shprehja

ASH: Të kapen dhe dënohen sulmuesit e të rinjve shqiptarë në Kumanovë

Incidenti i mbrëmshëm në lagjen “Orta Bunar” të Kumanovës ka shkaktuar reagimin e Aleancës për Shqiptarët. Nga kjo parti kërkojnë zbardhjen e menjëhershme të rastit dhe nxjerrjen e aktorëve para organeve të drejtësisë

“Shqetësues është fakti, edhe më shqetësuese janë pamjet kur disa huliganë të maskuar në orë të vona të natës sulmojnë një të ri shqiptar në lagjen më të vjetër të qytetit të Kumanovës. Këto pamje u ngjajnë atyre të para ca viteve të kohës së ish regjimit dhe ku pësuan shumë qytetarë e kryesisht të rinj. U bëjmë thirrje urgjente organeve kompetente, Ministrisë së Punëve të Brendshme në krye me Ministrin Oliver Spasovski dhe Zëvendësministrit Nazim Bushi, që sa më shpejt të bëjnë identifikimin, arrestimin dhe vënien para organeve të drejtësisë të këtyre huliganëve që shqetësojnë kalimtarë të rastit dhe ngjallin panik te qytetarët e Kumanovës”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Stojanovski: Buxheti 2023 nuk iu përgjigjet nevojave të qytetarëve

Katër të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Tetovë

admin

Pollozhani: Buxheti është peng i politikave ekonomike, mungon plani “B”

Leave a Comment