January 23, 2022
Portali Shprehja

“Asisti” jepet nga Umtiti, Barcelona zyrtarizon përfundimisht Ferran Torres

U kuptua se situata te Barcelona nuk është e gjitha rozë nga vera e kaluar, kur u ndanë rrugët e klubit blaugrana dhe Lionel Messit, edhe për shkak të rregullave ekonomike të La Liga-s. Të njëjtat rregulla parashikojnë një qëndrueshmëri të caktuar për pagat dhe që kanë bllokuar regjistrimin e Ferran Torres.

Sulmuesi, i ardhur nga Manchester City më 1 janarin e kaluar, nuk është regjistruar ende si lojtar në La Liga, ndaj nuk ka dalë asnjëherë në fushë, deri më sot, kur klubi blaugrana ka zgjidhur përfundimisht situatën.

Tact Watches

Në fakt, me një shënim zyrtar, Barcelona njoftoi rinovimin e kontratës së Samuel Umtitit. Ju do të thoni, çfarë lidhje ka kjo? Ka shumë të bëjë me situatën e 21-vjeçarit spanjoll. Falë vendimit të Umtiti për të ulur pagën e tij, duke zgjatur marrëveshjen deri më 30 qershor 2026, Barcelona ishte në gjendje të regjistronte Ferran Torres, duke respektuar “fair play” për pagat.

Njoftimi i klubit katalanas ishte ky: “Barcelona shpreh publikisht mirënjohjen e saj për Samuel Umtiti, për përpjekjen dhe dashurinë që ka treguar ndaj klubit”. Xavi do të ketë tashmë sulmuesin e tij në dispozicion, falë sakrificës së një tjetër anëtari të skuadrës së tij.

.

Të Ngjajshme

NEDIM BAJRAMI | Shqiponja kuqezi mrekullon Serie A, tani Empoli kërkon 15 mln euro (VIDEO)

admin

Chelsea ia mer dorën Tottenhamit, Conte provon humbjen në Premier

admin

PREMIER | Liverpool tenton të rihapë garën, Arsenali apatik

admin

Leave a Comment