March 29, 2023
Portali Shprehja

“Askush nuk i afrohet”, Ferdinand: Ja kush është mbrojtësi më i mirë në Premier

Rio Ferdinand ka dhënë mendimin e tij për futbollistët dhe në veçanti për mbrojtësit në Premier League. Gjatë podcast-it të tij në Youtube FIVE, ish-mbrojtësi historik anglez ka folur për ata që, sipas tij, është aktualisht mbrojtësi më i mirë i kampionatit anglez.

Pa bërë lojëra fjalësh, ish-futbollisti i ka thurur elozhe Lisandro Martinez-it: “Po, ai është më i miri. Nuk besoj se asnjë tjetër nuk mund të krahasohet me atë në këtë moment. Askush nuk është më mirë duke parë gjendjen e tij aktuale”.

Rio Ferdinand edhe i ka motovuar fjalët e tij: “Lisandro dominon ë pozicionin e tij dhe ka një lojë shumë të mirë agresive”, ka vazhduar ish-mbrojtësi i United dhe Anglisë.

Ka aftësi të jashtëzakonshme si lider dhe një ndërveprim të mirë me lojtarët e tjerë të Manchester United. Ky është një mbrojtës me të vërtetë i fortë dhe komunikon gjithçka mirë. Dhe tani është në maksimumin e formë”.

Dhe është edhe meritë e argjentinasit nëse aktualisht Manchester United gjendet në një pozicion të mirë në renditje me 42 pikë pas 21 javësh në Premier League.

.

Të Ngjajshme

Arteta i thurr elozhe: Ky është lojtari kyç i Arsenal këtë sezon, po na jep titullin

admin

Inter, Onana “kyç” portën në Europë e zbulon objektivin: Dua të fitoj… gjithçka

admin

Nuk përmbahet më babai i Ansu Fati: Po të ishte në dorën time, do ta largoja nga Barça. Djali meriton shumë më tepër

admin

Leave a Comment